Keni në plan të udhëtoni? Aeroporti i Shkupit dhe Ohrit po përgatiten për hapje

Institucionet kompetente që janë në koordinim me autoritetet ndërkombëtare ajrore janë duke pritur një datë të saktë.

Informacionin zyrtar po presin edhe avio-kompanitë në mënyrë që t’i planifikojnë fluturimet nga Shkupi dhe Ohri.

“Përgatitemi për rihapjen e dy aeroporteve, edhe pse nuk kemi datën e saktë, për shkak se presim infraction zyrtar nga Qeveria”, u shpreh, Alper Ersoj, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Destinacionet dhe dendësia e flurimeve sivjet do të varet edhe nga organizimi i brendshëm dhe vendimet e avio-kompanive, për shkak se ata, si pjesë e avio-biznesit janë goditur më së shumti nga koronavirusi dhe pas hapjes së aeroporteve, komunikacioni ajror nuk do të ketë rritje për arsye se njerëzit frikësohen të udhëtojnë me aeroplan shkaku i koronavirusit.