Këngëtari i njohur bëhet president i klubit të futbollit

Këngëtari i njohur kosovar, Mehdin Pergjegjaj ‘Meda’, i është rikthyer përsëri futbolli kosovar. Ai është bërë president i klubit më të ri, Hajvalia 2020.

Këngëtari nga Deçani, më parë ka qenë president i klubit të Hajvalisë, e cila tri vite me parë është shkrirë. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Hajvalisë 2020 përmes faqës zyrtare të klubit në Facebook. Më poshtë keni mesazhin e Medës pas marrjes se postit të presidentit.