Iu bashkua kauzës për Teatrin, aktori Zef Deda bën gjestin simbolik (Foto)

Aktori i njohur i humorit Zef Deda është bashkuar në tubimin e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit para Teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Para se të merrte fjalën, ku dènoi aktin e qeverisë që e quajti një “màfie moniste dhe kanàbiste”, Deda puthi murin e Teatrit “Migjeni” dhe tha se “nuk ka forcë në botë të luajë themelin e saj”.

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit Kombëtar ka zhvilluar sot një tubim në Shkodër. Ata janë mbështetur nga qytetarë dhe aktorë të Teatrit “Migjeni”. Qytetarët e Shkodrës kanë firmosur dhe peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.