Italia, një ndër vendet më të prekura nga pandemia tani përballet me një tjetër problem

“EasyJet” bëri të ditur se nuk do të bëjë më udhëtime në Itali nëse do të vijojnë të jenë aktive normat e distancimit social në avionë.

Paralajmërimi u bë nga administratori i deleguar i kompanisë britanike “Johan Lundgren, për “Corriere della sera”.

“Nuk do të fluturojmë në Itali nëse do të vijojë të jetë në fuqi masa mbrojtëse e distancimit prej 1 metër deri më 15 qershor”, -tha Lundgren, duke theksuar se për kompanitë ajrore do të ishte e pamundur të operonin nëse do të shisnin vetëm 1/3 e biletave.