I kërkuan interpelancë urgjente, ja për çfarë do të japë ‘llogari’ kryeministri Rama sot para opozitës

Ditën e sotme në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare ku do të zhvillohet edhe një interpelancë mes kryeministrit Edi Rama dhe disa deputetëve të opozitës parlamentare për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në këtë seancë do të ketë debate për këtë çështje, e cila është kundështuar nga opozita parlamentare.

Ndërkohë në rend dite për t’u miratuar janë: akti normativ për disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, shtyrja e pagesave të këstit të tatimit mbi fitimin për tremujorin e dytë dhe të tretë për vitin 2020, dhe pagimi i kësteve do të vazhdojë në muajin tetor 2020. Po kështu do të ketë diskutime edhe për miratimin e aktit normativ për shtyrjen e fazës së parë të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm për shkak të pandemisë COVID-19. Sakaq parlamenti pritet të miratojë edhe projektligjin për marrjen e hua-së nga FMN në vlerën e 139.3 milionë SDR (monedhë e fortë, e drejta e tërheqjes speciale), ose rreth 174 milionë euro.