Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë aktori i njohur

Aktori i njohur i serialit “Seinfeld”, Richard Herd, ka ndërruar jetë ditën e djeshme nga kan.ceri.

Lajmin të ditur e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Patricia Crowder Herd për “The Hollywood Reporter”.

Richard Herd ishte i njohur në botën e filmave fantastik-shkencorë, si dhe ka luajtur në tri projekte të ndryshme, “Star Trek”.

Ai ka qenë pjesë e disa projekteve filmike, ku ka luajtur krahas yjeve, Robert Redford dhe Dustin Hoffman, në filmin e vitit 1976 “All the President’s Men’, dhe tri vjet më vonë ai e ndau ekranin e madh me aktorët, Jane Fonda, Jack Lemmon dhe Michael Douglas, në trilerin “The China Syndrome”.

Roli i tij i fundit ishte në filmin e vitit 2019, “The Silent Natural”, i cili e rrëfente historinë e lojtarit të njohur të bejsbollit, William Hoy, si dhe erdhi një vit pasi Herd luajti në filmin e regjisorit ikonik Clint Eastëood, “The Mule”, pjesë e së cilit ishte edhe aktori, Bradley Cooper.

Ndër serialet e njohura televizive në të cilat aktori mori pjesë me role të vogla janë: “Desperate Housewives”, “Rizzoli & Isles”, “Shameless” dhe “Haëaii Five-0”.