Historia prekëse që mallëngjen, klienti pagoi racionin e ditëve që lokali ishte mbyllur

Porositi një kafe dhe e pagoi 50 euro. Ngjarja ndodhi në një lokal në Romë të Italisë, ku një klient i përhershëm i dyqanit pagoi me kartëmonedhën në prerje të madhe, duke thënë: “Mbaje kusurin”.

Ai i shpjegoi baristes duke i thënë se e meritonte ngaqë kishin qenë 50 ditë hapur dhe se ky ishte minimumi që mund të bënte.

Burri shpjegoi se paguhet si nëpunës publik dhe rroga që ai merr paguhet edhe prej taksave të njerëzve, si pronarja e lokalit.