‘Do jepja jetën të kthehej nga koma’, kryeministri Rama e përmendi sot në Kuvend, kjo historia e tmèrrshme që ka kaluar

Kryeministri Edi Rama sot ka bërë një deklaratë prekëse në Kuvend ku ka treguar historinë kur një njeri i zemrës ndodhej i shtruar në spital në Amerikë në gjendje kome.
Rama tha se kur ka hyrë në spital dhe ka parë njeriun e dashur (Gregun) në atë gjendje është bindur se gjithçka është në dorën e zotit. Më tej ai ka shtuar se do të bënte gjithçka që ta kthente nga koma në atë moment.

“Jeta më ka çuar dikur pa dëshirën time pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në dhe kur kam hyrë një spital dhe kam parë çfarë ndodhte kam menduar se kjo këtu është dora e zotit. Përpara syve të mi kam parë atë qënie për të cilën do të jepja jetën time të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendjet ai spital numërohen deri tani 6 mijë të vde.kur në vetëm 2 fishin e popullsisë së Shqipërisë, por si çdo sukses edhe ky sukses ka koston e vetë dhe kostoja e këtij suksesi është pikërisht rritje e numrit të atyre që thanë se ishte lojë që po qeshnin dhe po talleshin”, tha Rama sot në Kuvend.

Personi për të cilin Rama po fliste është i biri Greg Rama, i cili ka qenë i diagnostifikuar me kan.cer 15 vite më parë. Kujtojmë se vetë Rama ka folur për herë të parë në 2016 për momentet dràmàtìke kur ai mësoi se djali i tij ishte prekur nga sëmundja e rëndë e kan.cerit.

“Njëmbëdhjetë vjet më parë m’u desh të luf.toja një realitet shumë të keq për mua dhe familjen time, pasi mora vesh se djali im ishte i sëmurë me kan.cer.

Momenti më i tmerrshëm kur duhet të shkoja në thellësitë më të panjohura të vetes për të gjetur energji që të qeshja, të flisja, të komunikoja, të bëja punën normalisht gjatë gjithë ditës, ndërkohë që nata ishte e mbushur me lot, ishte koha kur im bir luf.tonte me vde.kjen në trup duke u përballur me të panjohurën e madhe që gërryente brenda vetes të gjithë ne.

Mësimet që nxora nga kjo përvojë transformuese ishin të mëdha, por një nga gjërat që m’u desh të provoja në lëkurën time ishte dallimi që bën dija, kur ne kemi të bëjmë me kan.cerin”, ka thënë Rama vite më parë në Kongresin e Onkologjisë, për këtë çast të konsideruar si më të vështirin.