Caktohet data, ja kur fillon La Liga

La Liga që në pamje të parë ishte kampionati më pranë rikthimit, përsa iu përket pesë ligave më të forta të globit.Spanja u prek rëndë nga pandemia, por tani gjithçka po shkon me shpejtësi drejt normalitetit dhe rikthimi i futbollit e tregon qartë këtë.

Prej ditësh lojtarët e skuadrave të La Liga dhe La Liga 2 kanë nisur stërvitjen për të qenë gati në momentin kur qeveria do të ndezë dritën jeshilë për rinisjen e futbollit.Dhe ky moment ka ardhur sot, me Ministrinë e Shëndetësisë, që ka zyrtarizuar datën 8 qershor si atë të rinisjes së kampionatit spanjoll.

“Me miratimin e Këshillit të Lartë të Sporteve, është dhënë drita jeshile që liga profesioniste e futbollit të nisë përsëri, nga 8 qershori.Muzetë, kinematë, koncertet dhe teatrot gradualisht do rikthehen siç ishin”, shkruhet në komunikatën e shpërndarë nga mediet soanjolle, duke gëzuar kështu, jo vetëm tifozët iberikë, por të mbarë Botës.