Berisha: Thyhet karantina, kunati i Veliajt martohet të dielën. Por Veliaj nuk ka kunat!

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook, referuar “Qytetarit Dixhital” shkruan se të dielën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të martojë kunatin e tij, vëllaun e bashkëshortes Ajola Xoxa tek Kalaja e Arbanës.

“Lal Plehu mbi ligjet dhe udhëzimet e narkoshtetit! Për të tjerët ndalohen Dasma dhe martesat, Lal Plehu zgjedh Kalan e Arbanës për të martuar nesër kunatin. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Zoti Berisha,ai klyshi lali eri,marton neser te keshtjella konti ne arbane kunatin e vet,dhe prandaj na bllokoi se zdo njerez se i ka ndaluar dasmat po vet duan me bo ket,flm shpresoj ta publikosh tja plasim ne fytyre ketij shteti flliqesire, Rrespekte”- shkruan Berisha.

Por duket se ose qytetari dixhital nuk ka informacionin e duhur, ose dikush është tallur me Berishën, pasi Ajola Xoxa nuk ka vëlla dhe ajo është vajzë e vetme e familjes.

Disa minuta me pas postimi êshtë fshirë nga faqja e Berishës..