Baba për herë të parë, zbulohet emri që MC Kresha ka zgjedhur për vajzën

Reperi i njohur Mc Kresha pritet që shumë shpejt që të bëhet baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Erzina Shehu është në pritje të ëmbël dhe për pak ditë do të sjellë në jetë një vajzë.

Mirëpo, duket se çifti mezi po e presin këtë moment. Ata kanë përzgjedhur edhe emrin e vogëlushes, i cili do të jetë shumë i veçantë.

Ka qenë vetë Erzina që e ka zbuluar përmes disa postimeve në Instagram, ku e quan ‘Iza’.

Kujtojmë se MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë në muajin dhjetor në një ceremoni me familjarë dhe të ftuar VIP.