Arsyet pse duhet të hani më shumë vezë

Kemi dëgjuar gjithmonë që të hash shumë vezë nuk të bën mirë, por ekspertët e ushqimit thonë se veza është perfekte. Pjesa e bardhë dhe ajo e verdhë punojnë së bashku për të sjellë një tufë vitaminash të rëndësishme, yndyrna të shëndetshme, minerale dhe përbërës të tjerë ushqimorë. Të gjitha këto, me shumë pak kalori.

Më poshtë do ju listojmë arsyet se pse duhet të hani më shumë vezë.

1.Përmirësojnë humorin

Vezët përmbajnë një përzierje me omega-3, zink dhe vitaminë B. Këto përbërës luftojnë lodhjen dhe përmirësojnë humorin.

2.Ushqejnë sistemin muskulor

Vezët janë një burim shumë i mirë ushqimor. Në shumë pak kalori kanë shumë proteina. Vitamina B12 e tyre ndihmon në kontraktimin e muskujve.

3.Ushqejnë trurin

Vezët ndihmojnë kujtesën duke rritur çlirimin e acetilkolinës, një neuropërçues që ndihmon trurin të “magazinojë” më mirë informacionet që merr.

4.Ruajnë shikimin

Vezët janë të pasura me luteinë dhe zeksanthinë, antioksidantë që largojnë problemet e syve. Këto antioksidantë gjenden te e verdha e tyre.