7 mënyra si të fitosh zemrën e një vajze

Mё poshtё janё 7- truqe tё sygjeruara nga njё specialist marrëdhёniesh romantike.

1- Version mё i mirё i vetes

Nёse ti nuk i kushton vёmendje vetes, si mund tё tё kushtojё vёmendje njё vajzё? Duhet tё sigurohesh qё ke njё bazё tё qendrueshme si person, nё mёnyrё qё ti japesh dhe vajzёs njё lloj qendrueshmёrie.

Vajzat joshen nga djemtё e sigurt nё vetvete , vetsiguria dhe vetbesimi vijnё nga puna me pёrmirёsimin e vetes. Vendos qёllime nё jetё, pёrmirёso trupin, mendjen dhe emocionet

2-Njё djalё i mbajtur

Joshja nuk fillon me bukurinё natyrale, por me mёnyrёn si paraqitesh tek tjetri.

Higjena personale dhe tё treguarit kujdes pёr pamjen, tregon se sa shumё kujdeseni pёr veten. Ju jeni si njё produkt imazhi juaj shёrben si ambalazh. Sigurohuni qё tё vini erё tё mirё, tё keni flokёt e krehura dhe pantallonat e hekurosura.

3-Bёj pyetje tё hapura

Kjo ёshtё e rёndёsishme pёr dy arsye. E para pyetjet e hapura stimulojnё biseda tё gjata e tё larmishme. E dyta do t’ju ndihmojё tё dalloni ato vajza tё cilat nuk i pёrputhen shijeve tuaja. Duhet ta dish gjithmonё se ҫfarё je duke kёrkuar. Pyetjet e hapura do t’ju ndihmojnё tё bёni diferencёn mes tyre.

4-Kontrollo gjuhёn e trupit

Shumica e komunikimit ndёrnjerёzor zhvillohet pa fjalё. Duhen thjesht disa mimika pёr tё nxitur mosbesimin.

Nёse ke vёshtirёsi me kontrollin e gjuhёs sё trupit mund tё bёsh joga ose tё meditosh. Kёto teknika tё ndihmojnё qё tё rigjenerohesh mendёrisht.

5- Kёnaqu

Nёse ti po kёnaqesh tё gjithё po kёnaqen.

Dil, bёj ҫka tё pёlqen, vendos sfida pёr veten, tako miqtё.

6- Qendro indiferent pas takimeve

Pasi ti kesh marrё numrin e telefonit, mos i shkruaj menjёherё.

Mundohu tё dukesh sa mё i zёnё dhe popullor. Nёse e bombardon me telefonata e mesazhe bёhet e qartё qё nuk ke asgjё pёr tё bёrё

Kur ti telefonosh, filloje me njё shaka qё kujton takimin e fundit, kёshtu do ti ngjallёsh pёrshtypje positive.

7- Fol hapur

Nё njё lidhje komunikimi ёshtё thelbёsor

Tregoji ҫfarё do prej saj dhe lejo qё dhe ajo tё tё tregojё ҫfarё pret nga ti. Fol hapur pa pasur frikё se do ta humbёsh.Ajo gjithmonё do ta vlerёsojё sinqeritetin.