Lot dhe gëzim, si e surprizoi Gëzim Krujën në shtëpi Zef Deda: E kujtojnë të gjithë, por thonë do shkojmë sot, e do shkojmë nesër

Lot dhe gëzim në dhjetorin e vitit të kaluar. Zef Deda, aktor i humorit shkodran I bën një surprizë shumë të këndshme kolegut të tij, të madhit Gëzim Kruja, ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm pas një sëmun dje të rëndëZef Deda, shoqëruar edhe nga kamera e një prej televizioneve lokale të Shkodrës, pasi blen lulet në një nga dyqanet në Shkodër, shkon drejt e në shtëpinë e Gëzim Krujës, që festonte 80 vjetorin, por I harruar nga të gjithë.“Po ku je o Gzim Kruja….Ja ky është aktori i madh. Dëgjo, mos harro se ne kolegët e tu, të duam dhe të respektojmë” I thotë Zef Deda.Në këtë 80 vjetor, mjeshtëri I madh, Gëzim Kruja po kalon momente të vështira shëndetësore dhe e ka të pamundur të flasë.

“Gëzimin e kujtojnë të gjithë, sidomos kur janë fjetë. Po ka edhe nga ata që janë zgjut e thonë hë se po shkoj sot, e hë se po shkoj nesër…Ca deshe me thanë? Ah, po ka të drejtë, ka të drejtë…nuk ka ardh kush me e kujtu. Vetëm këta të familjes, edhe njady të tjerë bashkë me televizionin” bën humor Zef Deda duke nxjerrë shaminë e duke fshirë lotët.Gëzim Kruja, humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939. Një jetë në skenën shkodrane të humorit, ka spikatur me rolet e tij.