Shqipëria merr PO-në për negociatat/ Ministri gjerman i Evropës: Urime për Tiranën, është e merituar

Këshilli i ministrave të BE-së për Çështjet Evropiane dha sot Po-në për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, lajmëroi në Twitter, komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, (SPD) tha në Berlin para video-konferencës për media, se sa i rëndësishëm është ky vendim: “Ballkani Perëndimor nuk është një rajon i largët, por është oborri i brendshëm i Bashkimit Evropian. Është në interesin tone të përbashkët që ky rajon të gjejë qetësi, paqe, qëndrueshmëri dhe shtet juridik të përhershëm. Dhe unë jam shumë i lumtur që ne sot kemi mundësi të vëmë një sinjal të qartë që BE-ja i mban premtimet e saj dhe që perspektiva e anëtarësimit në Ballkan vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ministri gjerman për Evropën, Michael Roth.
Michael Roth ka qenë ndër përkrahësit më të angazhuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe luftoi për bindjen e vendeve anëtare të BE edhe në tetor, kur vendimi u shty me veton e Francës. Pas modifikimit të kritereve të anëtarësimit nga ana e Komisionit Europian, Franca ka hequr dorë nga bllokada.

Michael Roth MdB 🇪🇺

@MiRo_SPD
Good news in these gloomy times: finally green light in today’s Council of Ministers for Europe Video Conf for opening of #EU accession talks with our friends from #Northmacedonia + #Albania. Win-win for EU and #WesternBalkans. Congrats to Tirana+Skopje, it’s well deserved.

 

“Lajm i mirë në këto kohë të errëta: më në fund dritë jeshile në Këshillin e Ministrave të sotëm për Evropën, për hapjen e bisedimeve të # anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga #Maqedonia e Veriut + #Shqipëria. Fitore për BE-në dhe #Ballkanin Perëndimor. Urime për Tiranën + Shkupin, është e merituar.”