Nga nesër, ora verore/ Akrepat shkojnë 60 minuta përpara në mesnatë

Nga nesër, në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, 29 mars, akrepat e orës lëvizin me 60 minuta para, duke shkuar në 03:00 dhe zyrtarisht kalojmë me atë që njihet, ora verore.

Këtë vit, e diel më 29 mars shënohet fillimi i llogaritjes së orës verore.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.