“Nëse ndihesh vetëm, mund të…”, ja mesazhi i ambasadorit britanik (FOTO)

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga mban titullin “How To Be Lonely” e që në shqip do të thotë, “Si të jesh e vetmuar”.

Ky project vjen pas një shkëputje të Ritës nga muzika dhe padyshim që do jetë një hit i rradhës.

Por duke u nisur nga titulli i këngës, ambasadori britanik në Kosovë i ka dërguar një mesazh Orës.

Përmes një postimi në profiling e “Facebook”-ut, Nicholas Abbott, publikoi disa foto nga projekti i këngëtares dhe i bëri thirrje se nëse ndihet vetëm të kthehet në Kosovë.

“Nëse Rita Ora ndihet vetëm, ajo mund të kthehet gjithmonë në Kosovë”, shkroi ambasadori, duke nënkuptuar se këngëtarja do jetë gjithmonë e mikëpritur në atdheun e saj.