Marrëveshja Di Maio – Rama, 30 mjekë shqiptarë nisen në Bergamo

Edhe pse vendi yne po perballet prej nje muaji tashme me betejen e koronav1rusit, me shtim te numrit te te prekurve dhe po ashtu edhe vikt1mave, tridhjetë mjekë shqiptarë mberrijne sot ne Itali, ne ndihme per koleget e tyre italiane.

Corriere raporton sot se mjekët do të zbresin pasdite në Romë, por të gjithë do të operojnë në Bergamo, qyteti më i prekur nga koronav1rusi.

Dergimi i personelit shendetesor shqiptar atje, sipas medias italiane, eshte rezultat i një bisede që u zhvillua të premten në mes të Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio dhe ndjek linjën e solidaritetit dhe ndihmës ndërkombëtare – siç ndodhi tashmë me Kinën dhe Rusine.

Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.

Sipas burimeve, Kryeministri Rama tha se “ai nuk mund ta shihte Italinë në atë vështirësi” dhe theksoi dashurine per Italine. “Mjekët po kursejnë jetë dhe tani ne po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme që është jeta ”, komentoi Di Maio i cili do të shkojë në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë.