Ja ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës

Është mirë të dihet se ushqimi merr një rol të rëndësishëm, madje edhe për sa i përket parandalimit të shqetësimeve të tilla. Disa ushqime mund të ndihmojnë, veçanërisht nëse vuani nga dhimbjet e vazhdueshme të kokës.
Po rendisim disa produkte natyrale që mund të përpiqeni të shtoni në listën tuaj të blerjeve dhe t’i sillni në tryezën tuaj më shpesh.

Patate
Dhimbjet e kokës në disa raste shkaktohen nga një mangësi kaliumi. Këshilla është përgatitja e çdo lloj recete me patate që nga forma e puresë deri tek patatet sallatë ose të furrës.

Bajame
Bajamet janë një nga burimet më të rëndësishme të magnezit. Sipas ekspertëve, magnezi është shumë i dobishëm për relaksimin e tensionit që mund të ndikojë në enët e gjakut dhe të shkaktojë dhimbje koke.

Spinaqi
Spinaqi ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Për të parandaluar dhimbjen, përdorni vazhdimisht gjethe të freskëta spinaqi, në vend të sallatës jeshile për të përgatitur sallatat tuaja.

Banane
Midis burimeve për parandalimin dhe luftimin e dhimbjes së kokës është edhe vitamina B6, e cila është e pranishme tek banane dhe që ndihmon në rritjen e nivelit të serotoninës në tru, duke ulur dhimbjet, mërzitjen dhe stresin.

Specat Djegës
Ata që e duan shijen pikante do ta kenë shumë të lehtë pasi specat djegës konsiderohen një ushqim i dobishëm për të luftuar dhimbjen e kokës. Efektet pozitive të specave djegës janë të dobishme jo vetëm në rastin e dhimbjeve të kokës, por edhe për dhimbjet e shpinës ose të dhëmbëve.