E nis ditën me një qiri dhe një mesazh, ja çfarë shkruan zv.kryeministri

Ndërkohë që kemi hyrë në atë që cilësohet si java e furtunës, e ku paralajmërohet rritje e madhe e numrit të të prekurve me koronav1rus, numri dy i qeverisë, Erjon Braçe, e nis ditën me një mesazh për të gjithë ata që janë në vijën e parë të betejës, por edhe cilindo që lufton nga shtëpitë.

“Një qiri për; Ata që po luf tojnë për jetën-të sëmurë në spitale apo në shtëpitë e tyre, mjekët, infermierët, sanitarët, farmacistët, familjarët që u shërbejnë me përkushtimin e veçantë në betejën për jetën…”, shkruan Braçe në postimin e tij në Facebook, duke numëruar me radhë të gjithë ata që në këtë kohë të jashtëzakonshme po bëjnë betejën e tyre në emër të jetës.

Braçe ka shkruar edhe për policët, ushtarakët e çdokënd tjetër të angazhuar me sigurinë, garantimin e rregullave të izolimit e distancimit fizik, punëtorët që merren me pastrimin e heqjen e mbetjeve kudo, shitësit në dyqane e supermarkete që shërbejnë për çdokënd prej mëngjesit herët.

Por nuk ka lënë pas punëtoret e bujqit prodhues që po mbajnë motorin e ekonomisë ndezur e garantojnë ushqimin e freskët për çdokënd, vullnetarët që po shërbejnë për çdo familje në nevojë e të moshuar të vetmuar.

Statusi i plote