Deputeti, Adriatik Alimadhi infektohet me COVID-19

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, njëherësh edhe deputet, është konfirmuar pozitiv me koronavirus së bashku me bashkëshorten e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai në faqen e Facebook-ut.

Alimadhi shprehet se të dy ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Përmes postimit ai tregon procesin që ka rezultuar pozitiv, teksa akuzon edhe Ramën për mungesën e vëmendjes.

Alimadhi është personazhi i parë në politikë i konfirmuar me Covid-19.

Postimi i plotë:

I nderuar z. Kryeminister!

Nuk kisha ndermend ta beja publike gjendjen time shendetesore pasi analizat nga ISHP me nxorren pozitiv.

Duke ju pare ju dhe ministren e shendetesise ne te cilen shetisnit shume serbest sepse e keni vene perpara kete popull duke i thene vetem futuni brenda…

Mire keni bere dhe per kete jemi shume dakord!

Bashkeshortja te cilen e ka kapur edhe ate virusi po me thoshte si nuk kane turp keta, si genjejne keta, si mashtrojne keta?!

E kjo kuptohet sepe ime shoqe dinte dhe po ndjek gjithe ecurine time.

Po ju pershkruaj cfare kam bere une si proces:

Ne date 24 te ketij muaji ne oret e vona te nates u paraqita ne urgjence.

Me bene viziten, analizat, si dhe nje grafi per mushkrite.

Doktoresha me tha qe duhet te shkoni per vizite ne sanatorium dhe ashtu bera.

Me shoqeruan me ambulance. Po çfare ambulanca flisni ju more? Kur hipa ne te si ne frigorifer, me xhama te hapura qe nuk mbylleshin.

C’te them!

Nje mjet qe nuk i plotesonte kurre parametrat per te semure.

Dakord, shkova ne sanatorium, doktoret atje ishin shume korrekt dhe pasi me moren te gjitha analizat me thane ejani neser ne mengjes per te bere nje skaner. Ashtu bera, ata me bene edhe tamponin.

Shkova ne oren 8 te mengjezit bera skanerin, i cili me nxorri me problem ne mushkri.

Pasi e kishte pare doktoresha me thote se dyshojne per COVID 19. Gjithesesi, me tha ajo, kete do ta japim kur te marrim pergjigjen e analizave nga ISHP, pas ores 16, te dates 24 mars.

Ashtu bera, pas ora 18 po e asaj dite me merre ne telefon doktoresha dhe me thote pergjigja e ISHP eshte; keni dale pozitiv.

Po ate dite njoftova kryetarin e Kuvendit me nje SMS mbi gjendjen time shendetsore. Per hire te se vertetes me mori menjehere ne telefon dhe me pyeti per gjendjen shendetedore.

I kerkova nderhyrjen e tij prane autoriteteve perkatese. Po ashtu ai me mori perseri sot ne telefon duke me pyetur perseri per gjendjen shendetesore, me pyeti ka pasur interesim apo jo? I thash jo dhe asgje deri tani.

Si ore jo tha…fare, fare? Po i tash asnje interesim. Mire me tha se po interesohem une dhe per kete e falenderoj.

Po mire z. Kryeminister, analizat kane dale qe ne daten 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mire kjo, njerezit e mi te dashur qe kam qene ne kontakt i bien 127 dhe interesohen per mua, pergjigja e tyre e dini cila eshte; keni temperature pini paracetomol etjera…

Po mire ata, po une qe kam dale pozitiv, ku eshte interesimi? Çfare duhet te beje une tani?

Kartela ime eshte ne urgjencen e spitalit sanatorium. Analizat i ka bere ISHP, ku çohen me pas? Sigurisht qe proçesin duhet ta ndjek une por kur bera analizat ata me kerkuan numrin e telefonit dhe do me njoftonin prej tij.

Pra qe ta kuptosh per mua nuk ka fare interesim dhe po te them mos beje prapagande; Do vine kaq ambulanca

; Do behen gati kaq shtreter dhe do behen spitale. Kur do behen? Kur te vdesin njerzit?! Shqiptaret?!Thuaj shyqyr Zotit qe shqiptaret po te rrine ne shtepi ashtu sic po veprohet dhe jane marre masa ne vendet e prekura para nesh.

Mirepo, leri pallavrat, gjithçka qe ju serviret shqiptareve nga ju eshte fallco.

Ata po lengojne ne shtepite e tyre, ashtu si edhe une me bashkshorten time. Po luftojne me jeten. E dime gjendjen e shtetit por mos i mashtro shqiptaret thuaju vetem te drejten dhe verteten.

Ne po perballemi vetem ne kete menyre gati prej nje jave, une sebashku me bashkshorten po e beje me radhe, e pi une nje paracetamol i pari, dhe i beje sherbimin asaj.

Me pas e pi ajo paracetamolin dhe me bene ajo mua sherbim.

Kete e bejme ne 4-5 ore, pa po te ishte per interesim nga ju fo kishim vdekur, prandaj mos na genjeni dhe mos na mashtroni.

Dua gjithashtu tu them shqiptareve se nuk ka vend per panik fale sjelljes tuaj te duhur ne momentin e duhur.

Vecmas kesaj, statistikat ne Shqiperi kane treguar qe nuk ka pasur shume raste dhe ato te cilat kane qene jane mundur te kontrollohen nga shtepite e tyre apo edhe ndaj ndihmes te pakushtezuar te mjekeve ne menyra te ndryshme me njohjet e tyre qe kane.

Nuk e beje kete shkrim per vete por po te them sinqerisht: kthej syt dhe gjithe vemendjen e duhur nga shqiptaret, kontrolloni sherbimet mos i merrni te mireqena ato qe ju thone.

Informoj njerezit e mi te dashur qe ndihem me i lehtesuar nga gjendja fillestare, jam mire me shendetin.