30 mjekë dhe infermierë në Itali, Salvini telefonon Ramën: Nuk do ta harrojmë zemërgjerësinë dhe sensibilitetin e Shqipërisë

Ish zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini e lideri i Partisë Lidhja ka telefonuar sot kryeminstrin Edi Rama për ta falenderuar për ndihmën që po i jep Italisë pasi ditën e djeshme janë dërguar 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë për t’ju bashkuar kolegëve italianë në luf.tën kundèr Cov1d-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Salvini përmes një postimi ku thotë se me dërgimin e mjekëve dhe infermierëve populli dhe qeveria shqiptare kanë treguar një zemërgjerësi e sensibilitet që nuk do ta harrojnë.

“Kam telefonuar Kryeministrin @ediramaal per ta falënderuar për këtë gjest të shkëlqyeshëm të dashurisë për Italinë.
Faleminderit popullit shqiptar dhe qeverisë së tyre: duke dërguar mjekë dhe infermierë ata kanë treguar sensibilitet dhe zemërgjerësi që ne nuk do ta harrojmë”, shkruan Salvini në “Twitter”.

“Sapo të mbaroj emergjenca”, ka thënë Salvini, do të shkoj në Shqipëri të takoj Edi Ramën e popullin e tij.”