U ndërtua vetëm në pak ditë, përfundon spitali i dytë në Wuhan kundër koronavirusit

Në Wuhan gjendja me koronavirusin është shumë e rënduar ndërsa rastet e të prekurve sa vijnë e shtohen. Të gjendur në këtë situatë, Wuhan ka ndërtuar një tjetër spital të specializuar për sëmundjen e rëndë, në vetëm pak ditë.

Mjekët dhe infermierët kanë mbërritur në Spitalin Leishenshan, objekti i dytë mjekësor i ndërtuar në Wuhan brenda disa ditësh. Grupi i parë i pacientëve pritet që të mbërrijë nesër, ndërsa spitali është mbushur me kurat përkatëse ndaj virusit vdekjeprurës.

Ndërtimi në Spitalin Leishenshan zgjati 12 ditë, sipas CCTV. Struktura ka 32-reparte dhe 1.500 shtretër ku do të trajtojë ekskluzivisht pacientët e infektuar me koronavirusin e ri.