Socialistët nxjerrin ‘jashtë loje’ Ilir Metën, miratohet ndryshimi në Kuvend

Mazhoranca e ka gjetur zgjidhjen për të shmangur bllokimin e betimit të magjistratëve te Presidenti.

Parlamenti pas një seance të gjatë votoi mbrëmjen e sotme ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori.

Kujtojmë se kjo lëvizje erdhi pas ngërçit që përfshiu presidencën dhe Gjykatën Kushtetuese me organizimin e ceremonisë së betimit për Arta Vorpsin, e cila zgjodhi të betohej pranë një notereje.

Votimi sot në Kuvend:

Miratohet me 87 vota pro dhe 15 kundër projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.