Shenja më e çuditshme e horoskopit, çfarë duhet të dini nëse dilni me të

Ata janë të çuditshëm, të pavarur dhe le të themi që bota e tyre ndryshon shumë nga ajo e shumë njerëzve. Ujorët janë rebelët e zodiakut. Progresive, inovative dhe të çuditshëm, kjo shenjë ajri tërhiqet nga njerëz që nuk kanë frikë t’u qendrojnë besnikë bindjeve të tyre dhe të luftojnë për vlerat e tyre. Po kështu, kjo shenjë tërhiqet shpesh nga njerëzit që thyejnë “rregullat”. Ujori urren të etiketohet dhe të ‘kategorizohet’. Për shkak se shijet e Ujorit janë kaq unike, romanca për këtë shenjë ajri shpesh duket më shumë si miqësi. Nuk është se Ujori nuk dashuron, por të lindurit nën këtë shenjë nuk janë romantikë dhe nuk e shprehin si gjithë shenjat e tjera dashurinë.

Pra, në vend që të organizoni një darkë romantike mes qirinjve, apo të prisni një gjë të tillë nga Ujorët, më mirë merrni një liste me tematike paksa problematike dhe filloni të dikutoni se si mund ta ndryshoni botën. Mbi të gjitha, Ujorët vlerësojnë pavarësinë e tyre. Ata janë thellësisht të përkushtuar ndaj vlerave të tyre. Ruani qetësinë tuaj dhe lërini të vijnë tek ju. Ujori pëlqen autonominë e patrembur të shenjave të zjarrit (Dashi, Luani dhe Shigjetari). Këto shenja nuk kanë frikë të luftojnë për atë që dëshirojnë, gjë që plotëson në mënyrë të përkryer bindjet e vetë Ujorit. Demi dhe Akrepi janë shenjat me të cilat nuk përputhet fare.