‘Ruaj veten se do ta heqin kokën një ditë’! Rama u kthehet një e nga një komentuesve për ‘Anti-KÇK’

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u ka kthyer përgjigje një pjesë të madhe të komentuesve, të cilët e kanë cilësuar Operacionin Forca e ligjit si një “show”,teksa tregohen skeptikë për rezultatet e saj.

Në përgjigjet që Rama u ka dhënë një e nga një komentuesve teksa video e operacionit, kreu i qeverisë ka vënë theksin në disa pika kryesore. Së pari, nuk ka për qëllim që të pengojë drejtësinë; së dytë kjo nismë nuk është “përrallë”, por do ketë rezultate të vërteta dhe se kjo është rruga më e mirë për të luftuar krimin që në zanafillën e tij.