Pra, Meghan Markle dhe Harry u ftuan për të prezantuar “Oscars 2020” por refuzuan!

Në ceremoninë e famshme të ndarjes së çmimeve Oscar, morën pjesë personazhe të njohur VIP dhe u ndanë çmime prestigjoze për filmat e aktorët më të mirë. “Oscars 2020” tërhoqi vëmendjen e mediave në mbarë botën dhe parakalimi i personazheve në tapetin e kuq ishte qershia mbi tortë e asaj nate. Siç bën të ditur e huaja “Hello”, për të prezantuar ceremoninë më të famshme të vitit ishin ftuar Duka dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Harry.
Mirëpo, e njëjta revistë tregon se ftesa është refuzuar me mirësjellje nga çifti, i cili ka pasur një tjetër angazhim atë ditë. Meghan dhe Harry e kanë vlerësuar ftesën por i është dashur ta refuzojnë, pasi udhëtuan për një takim të rëndësishëm drejt Miami-t.