Pas takimit ‘kokë më kokë’ mes Yuri Kim dhe kryeministrit, Ambasada e SHBA del me njoftim të rëndësishëm

Paraditën e sotme, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u takua me kryeministrin e vendit, Edi Rama, në kryeministri.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka deklaruar se mbështet sundimin e ligjit në Shqipëri.

Ambasada e SHBA shkruan se SPAK duhet të ketë sukses. “SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

“SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!”, shkruan ambasadorja Kim, ndërsa mesazhi i saj është shpërndarë edhe në “Tiwtter” e ambasadës amerikane në Tiranë.