Para testit të së vërtetës, ja me çfarë do përballen kandidatët për kreun e BKH nën mbikëqyrjen e ekspertëve amerikanë

Pas krijimit të SPAK, ende po vijon puna për testimin e 18 kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do njihet ndryshe si “FBI-ja” shqiptare. Pas testimit fizik, kandidatët po i nënshtrohen testimit me shkrim.

Një pjesë e testit është krijimi i një eseje me fakte policore. Pas kësaj pritet që kandidatët t’iu nënshtrohen makinës së të vërtetës dhe intervistave, e më pas bëhet renditja me pikë.

Në garë për kreun e BKH-së janë ish-drejtues të sektorëve policore. Vetëm Ylli Pjeternikaj vjen nga radhët e prokurorisë. E gjithë faza e testimeve po kryhen nën mbikëqyrjen e ekspertëve amerikanë. /Sot.al