OFL në Durrës e Koplik/ ‘Kumbari i Shkodrës’ duhet të justifikojë pasuritë…Në 2018 iu sekuestrua pallati 2 milionë €…pa leje!

Operacioni Forca e Ligjit i ka dorëzuar kërkesën me shkrim dy personave të tjerë të dènuar më parë nga drejtësia në Gjermani dhe në Belgjikë, për të dòrëzuar auto-deklaratën për pasuritë e tyre. Bardhok Pllanaj dhe një person me inicialet A.K nga Durrësi, do duhet të dorëzojnë brenda 48 orësht auto-deklaratën për të justifikuar pasuritë dhe burimin e të ardhurave. Më tej OFL i dorëzon dosjen Prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila ka 15 ditë kohë për të kaluar në Gjykatën Speciale, për masë sekustroje ndaj pasurive që dyshohet të kenë burim të ardhurash nga kr1mì.

Bardhok Pllanaj është cilësuar si “Kumbari i Shkodrës”. Për të, Operacioni Forca e Ligjit, që i dërgoi për të plotësuar formularin për pasuritë e tij, tha se është i dènuar në Belgjikë për traf1k të qenìeve njèrëzore. Por ai ka qenë edhe në gjykim në dhjetor 2018 për “pàstrim parash”, ‘falsìfikim dokumentesh’ dhe ‘ndërtim pa leje’. Ai ka rënë në pràngà në vitin 2018, pasi dyshohej se kishte ndërtuar një pallat 10-katësh në Sjkodër me para nga burime kr1mìnàle dhe pa leje ndërtimi, objekt në vlerë rreth 2 milionë euro për të cilin ishte vendosur sekùestro preventive.