Erion Veliaj prezanton Yllin, guidën kineze që flet si tirons i vjetër: Jam çun pazari

Në një moment kur kinezët janë në qendër të vëmendjes së gjithë botës për shkak të virusit që është përhapur, kryebashkiaku Erion Veliaj na prezanton me kinez simpatik, që e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, i cili thotë se e quajnë Ylli dhe është çun pazari. “Çun tirone, çun pazari.

Bashkë me shokun tim Yllin përshëndesim të gjithë tironsit” shkruan Veliaj në postimin që e shoqëron me videon. Shqiptraja.com mëson se kinezi me emrin Ylli, banon në zonën e Astirit prej vitesh dhe është guidë turistike për kinezët në kryeqytetin shqiptar.

Biseda mes kryebashkiakut dhe kinezit

Erion Veliaj: Ju prezantoj tironsin më simpatik që kam takuar ndonjëherë
Kinezi: Përshëndetje të gjithë tironsit e vjetër kudo që ndodhen
Erion Veliaj: Si e ke emrin?
Kinezi: Ylli
Erion Veliaj: Ca çuni je ti more?
Kinezi: Çun tirone, çun pazari