E dini pse qajnë gratë shtatzëna? Ja disa arsye qesharake

Dashur padashur gratë shtatzëna ledhatohen nga pak për shkak të qenies që mbajnë brenda vetes, por me të drejtë sepse çdo gjë ju falet gjatë asaj periudhe. Por hormonet bëjnë të vetën pavarësisht se ato urrejnë ta dëgjojnë këtë gjë. E prej këtyre të fundit dhe sjellja e femrave është jo pak e luhatur. Herë të lumtura e herë të trishtuara, por gjithmonë të shoqëruara me lot.

Por pse qan një grua shtatzënë? Lexoni më poshtë.

-Jepi një çokollatë dhe lëre ta shijojë deri në fund.

Në këtë rast do të qante për 2 gjëra : Ose sepse çokollata i shijoi tmerrësisht shumë ose sepse kjo e fundit mbaroi shumë shpejt dhe ajo nuk gjeti të ngopur.

-Mos i thuaj kurrë që duket shumë e shëndoshë.

Ajo e di këtë gjë por nuk do ta pranonte kurrë ta dëgjonte nga dikush tjetër. Kjo gjë do e bënte të shpërthente në lot. E më pas ti do haje ndonjë shapkë kokës sigurisht.

-Ajo do qajë sa herë të shikojë një fëmijë në rrugë.

Mezi po pret që të ketë foshnjën e saj në krahë, por instiktet amësore kanë filluar që tani. Çdo fëmijë që do shohë e emocionon.

-Nëse do shohësh një film me të përgatitu. Ajo do jetë duke qarë më shumë se gjysmën e kohës. Ndonëse filmi mund të jetë komedia më epike që keni parë ndonjëherë, shkruan intv.al.

-Gjatë shtatzënisë, sidomos nga fundi ajo do bëhet një Drakula e vërtetë. Paranojat do të jenë pjesë e saj tashmë.

Ajo do t’ju bëjë pyetje, përgjigjet e së cilave do i japë vetë. Dhe pavarësisht se do I zgjedhe vetë ato përgjigje, përsëri nuk do i pëlqejnë dhe sigurisht që do fillojë të qajë.

Por mos u shqetësoni të dashur djem e burra, kjo gjë zgjat vetëm 9 muaj. Më pas do uleni në divan si familje dhe do të qeshni bashkërisht me këto sjellje të partneres. Por këtë herë ajo nuk do të qajë fare. Ose ndoshta pak fare nga emocionet.