Dy minj që zihen me njëri-tjetrin sapo fituan një çmim prestigjioz!

Mirësevini në metronë e Londrës, aty ku ndodhin çudira! Dy minj janë fotografuar në mbrëmje duke u kaca fy tur me njëri-tjetrin në platformën nëntokësore të Londrës dhe që tani janë bërë dy figura të njohura. Fotoja e titulluar “Station Squabble” nga Sam Rowley është zgjedhur nga më shumë se 48,000 foto, si më e mira që tregon jetën e kaf shëve të e gra, nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër.

Imazhi tregon dy minj që zi hen me njëri-tjetrin për disa thërrime të mbetura në një stacion metroje. “Të gjithë e dinë që ka minj nëntokë, por unë nuk mendoj se dikush i ka parë ata në këtë mënyrë më parë”, tha Rowley, një studiues 25-vjeçar në BBC, për CNN. Ai pranoi se fotografoi minjtë ndërsa qëndronte në dyshemenë e stacionit dhe njerëzit që e shihnin ashtu të shtrirë përtokë ishin tepër kuriozë.

Fotoja u zgjodh më 12 shkurt si më e mira nga një listë e shkurtër me 25 imazhe të përzgjedhura. Katër foto të tjera u vlerësuan, duke përfshirë këtu një oran gut ang i detyruar për të marrë pjesë në një shfaqje në Bangkok, një tjetër e dy jaguar-ëve që ushqeheshin me një anakonda në Brazil, një imazh i një rinoceronti si më poshtë etj: