Do martoheshe me një bankier? Ja perla e radhës e Kejvina Kthella

Emri i modeles Kejvina Kthella vazhdon të lakohet në rrjetet sociale. Së fundmi në internet është duke qarkulluar në mënyrë virale një video ku modelja gjatë një interviste televizive nuk kupton pyetjen e moderatores. Disa kohë më parë, Kejvina ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn, e cila e pyeti nëse do martohej me një bankier.

Por ish-velina ngatërroi profesionin e bankierit, me atë të banakierit. Rudina Dembacaj: Do martoheshe me një bankier? Kejvina Kthella: Bankier është ai që bën koktejlet?