Dalin projektet/ Ja modelet e shtëpive që do të ndërtohen për të prekurit nga tërmeti

Arben Ahmetaj, ministri i rindërtimit ka publikuar ditën e sotme në mbledhjen e katërt të Komunitetit të Ndërtimit, modelet e shtëpive që do të ndërtohen të të prekurve nga tërmeti. Ahmetaj tha se ka elementë anti-sizmike dhe do jenë e modelit 1+1 apo 2+1.

“Procesin e marrjeve zyrtarisht të modeleve, teknologjia e re modulare. Në metodologjinë 1+1;2+1. Me elementë anti-sizmik të standardeve Evropiane. Strehimi është pjesa më e madhe e dëmeve dhe humbjeve”, tha Ahmetaj.