Zyrtare: Alketa Vejsiu krah Amadeus, prezantuese në Sanremo 2020

Tani është zyrtare, Alketa Vejsiu do të jetë pjesë e listës së prezantuesve të festivalit të famshëm italian Sanremo 2020.

Prezantuesja shqiptare është një nga 10 gratë që do të shoqërojnë në skenë Amedeo Umberto Rita Sebastiani që është edhe drejtori artistik i festivalit të Sanremos.

Sanremo do të mbahet nga data 4 në 8 shkurt, si dhe nata finale. Bashkëprezantueset e tjera krah Amadeus do të jenë Monica Bellucci, Laura Chimenti, Antonella Clerici, Emma D’Aquino, Rula Jebreal, Diletta Leotta, Francesca Sofia Novello, Georgina Rodriguez, Sabrina Salerno dhe Mara Venier.