Shqetësime me tretjen dhe fryrjen? Zbuloni çfarë duhet përdorur

Ata që vuajnë nga problemet e tretjes dhe në veçanti nga problemet e zorrëve, në fazën akute duhet së pari të shmangin fibrat.

Veçanërisht bëhet fjalë për drithëra të përpunuara dhe të pjekura në produkte si buka dhe biskotat.Gjithashtu duhen shmangur edhe perimet e ngarkuara me fibra. AgroWeb.org ju këshillon më mirë të zgjidhni perime qetësuese, si karrota, kunguj ose kungulleshka të gatuara si pure.

Thuajini Po supave të orizit, qullit ose hikërrave. Për të pirë, çaji jeshil është i shkëlqyeshëm. Pas fazës akute, për të ndihmuar florën bakteriale, ju duhet të përdorni perimet me gjethe të errëta si spinaq, sallatë jeshile, etj, që janë të pasura me minerale alkaline që shmangin acidet në tretje.

Selino është mjaft e dobishme, pasi përmban substanca mirëbërëse të tilla si apigenin. Selinon mund ta përdorni në sallatë ose ta shtrydhni dhe ta pini si lëng. Ka ushqime që janë shumë të dobishme për zbutjen e inflamacionit të zorrëve: ato janë fara e linit.

Çfarë duhet shmangur për të shmangur probleme me tretjen?
Këtu keni një listë të ushqimeve të dëmshme për tretjen, fryrjen dhe problemet e zorrëve.

-Duhet shmangur alkooli dhe kafeina.
-Duhen shmangur aditivët tek buka, siç është glutamati. Gjithashtu e dëmshme është edhe majaja industriale që gjendet tek buka dhe brumërat. Mishi dhe ushqimet yndyrore vështirësojnë tretjen.
-Sheqeri i bardhë, mell i përpunuar, patatinat dhe produkte të tjera të ngjashme nuk e ndihmojnë aspak organizmin gjatë fazës së problemeve me tretjen./AgroWeb/