Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme dominojnë në Veri dhe Juglindje të vendi, ndërsa pjesa tjetër e vendit paraqitet me kthjellime. Pasditja dhe nata vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike ku do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në zonat malore deri në 16°C bregdeti.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qëndre e presionit të lartë atmosferik në Europën Qëndrore do të kushtëzojë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të saj. Ndërsa me vranësira dhe reshje dëbore paraqiten Vendet Nrodike, po ashtu reshje shiu mbizotërojnë në Ishujt Britanikë dhe Brigjet e Detit të Zi.