Mbretëresha Elisabeth nuk e heq pemën deri më 6 shkurt. Ja cila është arsyeja

Pas festave të gjithë i rikthehen normalitetit, punëve dhe sigurisht bëhemi gati të heqim pemën si dhe dritat të cilat na kanë zbukuruar shtëpitë.

Shumë prej nesh nuk e heqin pemën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri para datës 5 janar pasi thuhet se sjell fat të keq. Gjithsesi kjo nuk ndodh në familjen mbretërore pasi Mbretëresha Elisabeth vendos ta mbajë pemën e festave deri më 6 shkurt për një arsye të trishtë.

Mbretëresha dhe princi Philiph e mbajnë pemën deri në përvjetorin e vdekjes së të ndjerit mbretit George VI, babait të mbretëreshës.