Maluma koncert në Tiranë?

Së fundmi në media ka qarkulluar një lajm ku thuhet se këngëtari i njohur Maluma, do të mbajë koncert në Tiranë.Shkak për këto aludime u bë një postim në Instagram, i cili po qarkullon masivisht dhe të gjithë po pyesin nëse është i vërtetë.

Burimet për “iconstyle.al” kanë konfirmuar se këngëtari me famë botërore do të mbajë një koncert madhështor së shpejti, para se të hymë në sezonin e nxehtë të verës.

Në javët në vazhdim do ju sjellim më tepër informacione që lidhen me këtë koncert që me siguri do bëjë namin.Çfarë duhet të dini për Maluma-n?Këngëtari është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat.Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.