Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta gazetari, intelektuali i mirënjohur

Intelektuali i mirënjohur, David Luka, është ndarë nga jeta ditën e djeshme. David Luka njihet si një personalitet i arsimit shqiptar, i cili për shumë vite ka punuar si mësues i gjuhës shqipe në Shkodër.

Lajmi i trìshtë është bërë i ditur nga Radio Vatikani, ku Luka qenë bashkëpunëtor prej vitesh.

Ai ishte kryeredaktori i parë i gazetës “Shkodra”, e cila ishte gazeta e parë opozitare në vitin 1991, pas gazetës “Rilindja Demokratike”.

Luka ishte drejtor i Radio Shkodrës për disa vite, më pas punoi si pedagog i gjuhës shqipe, me titull Profesorin Doktor në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.