Deputetja socialiste: SPAK nuk do të kursejë askënd, Meta do shkarkohet

Reforma në drejtësi dhe sidomos ngritja e SPAK, reforma zgjedhore, zgjedhjet brenda PS, përpl.asjet mes mazhorancës qeverisëse dhe presidentit Ilir Meta, situata pas tërmetit dhe paketa “Anti-shpìfje” kanë qenë disa nga çështjet për të cilat ka folur deputetja e Partisë Socialiste, njëherësh anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Sigurisë, zonja Antoneta Dhima.

Kjo e fundit gjatë një interviste për gazetën “Sot” deklaroi se mazhoranca qeverisëse është vendosur për të shkarkuar presidentin Ilir Meta nga detyra, pasi sipas saj, ai ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit që lamë pas dhe me vakancat në Gjykata Kushtetuese.

Duke u ndalur tek SPAK, socialistja Dhima theksoi se kjo strukturë nuk do të kursejë askënd dhe se do të luf.tojë me zero tolerancë kr1mìn e organizuar dhe k0rrùpsionin.