Ushqimet që pastrojnë mushkërinë nga nikotina

Pirja e duhanit është një zakon i dëmshëm që dëmton shëndetin gjërësisht. Nikotina në cigare shkakton probleme të tilla si dëmtimi i mushkërive, hipertension apo probleme të zemrës. Nikotina hyn në lëkurë, gojë, mushkëri dhe në shtresën e mukusit. 10 sekonda pasi e thithni atë, me anë të gjakut, arrin në tru. Ushqimet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të pastroni trupin nga nikotina: Ujë: Sigurohuni që të konsumoni 8­12 gota në ditë.

Lëng karrote: është i lartë në vitaminë B, C, A, K, dhe detoksifikon trupin, ndihmon për lëkurë të butë, të freskët dhe i jep shkëlqim asaj. Portokalli­ është i lartë në vitaminë C dhe ushqyes të tjerë, redukton stresin dhe ankthin. Brokoli­ është i lartë në vitaminë B5 dhe C të cilat janë të dobishme për mushkërinë. Kivi­ është e bollshme në vitaminë C, A dhe E, të cilat janë deficitare në trupin e një duhanpirësi. Shega­ rrit rrjedhjen e gjakut. Spinaqi­ është i lartë në vitamina dhe acid folik, pas konsumimit të tij, shijen e duhanit nuk do t’ju duket e mirë. Prandaj, konsumoni këto ushqime në qoftë se doni të liniduhanin, ose të paktën për të freskuar trupin dhe pastruar atë nga nikotina e dëmshme, shkruan gazeta Shendeti.