“Unë jam juventin i vjetër, ti je Papa në Shqipëri”/ Batutat e Ramës me Bufon

Dy fëmijë të cilët i mbijetuan tërmetit të fuqishëm, kanë realizuar ëndrrën e tyre. Së bashku me kryeministrin Rama ata kanë takuar dy idhujt e tyre, Ronaldin dhe Bufon. Pasi dy futbollistët kanë surprizuar vogëlushët, nuk kanë munguar as batutat e Ramës me portierin e Juventusit.

Bashkëbisedimi mes Edi Ramës dhe Bufonit:

Edi Rama: Unë jam një juventin i vjetër, por kjo është për një ditë tjetër.

Bufon: E di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Koverçiani (qendra e grumbullimit të kombëtares Italiane), që më thoshte gjithmonë që në Shqipëri ka një fun club tifozësh të Juventusit dhe janë të çmendur.

Edi Rama: Juventusi është besim fetar në Shqipëri dhe ti je Papa.