Shefi i ri i “Hell’s Kitchen” si sozia i MC Kreshës, por prisni se s’keni parë djalin e Shpëtim Saraçit akoma!

Tashmë të gjithë e dimë që familja e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit ka lënë Tiranën, për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E ardhmja e fëmijëve ka qenë shtysa kryesore që çifti i njohur i skenës shqiptare, të zhvendosej dhe ata i kanë dhënë shenjat e para. Djali i Shpëtimit, Drini i është futur muzikës dhe njihet edhe si një repist. 18-vjeçari ka pasur mundësinë së fundi të takojë një ndër idhujt e tij, reperin MC Kresha, i cili ndodhet në SHBA këto ditë. Drini ka publikuar edhe dy foto nga takimi me reperin në studion e Fadil Berishës dhe një gjë na mbeti fiksim!

Modeli i tyre i flokëve është identik, dhe Drini duket si një MC Kresha junior. I mungon vetëm mjekra dhe mund të themi se me të do të dukeshin si dy pika uji!


Jo më larg se dje, të gjithë nisën të krahasonin shefin e ri të “Hell’s Kitchen”, Alsi Sinanaj, me MC Kreshën dhe shkak u bë sërish look-u. Komentet në Instagramin e iconstyle.al ishin pafund dhe kjo tërhoqi vëmendjen tonë! Nuk e dimë se cili është më tepër i ngjashëm me reperin, por po jua lëmë juve ta gjykoni pasi të bëni krahasimet!