Pija me dy përbërës që largon kollën me sekrecione!

Sezoni i dimrit nuk shoqërohet vetëm me festat, por edhe me ftohjen, gripin apo viroza të tjera të stinës. Shpesh na ndodh të kemi kollë apo rrugët e frymëmarrjes të bllokuara dhe të vetmen zgjidhje e gjejmë tek antibiotikët, por ka edhe ilaçe natyrale të cilat na ndihmojë së tepërmi.

Për të larguar kollën dhe sekrecionet ju duhet të përgatisni këtë shurup natyral.

Ato që ju duhet janë një kg karota dhe katër lugë mjaltë. Pasi të kenë valuar karotat, merreni ujin e tyre dhe shtojini mjaltin.

Më pas konsumojeni këtë pije 3 deri në 4 here në ditë, nga një lugë çaji.

Pijen e përftuar mund ta ruani në një shishe qelqi në temperaturë të freskët deri sa ta mbaroni.