“Pasurinë ma la babai”, ish- e përndjekura tallet me Kryemadhin: Qesha sepse mu kujtua koha kur shisja qepë me Fatimen, nënën e Monikës

Ish e përndjekura politike dhe aktivistja e njohur Ajtanga Lubonja, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Ajo ka ironizuar kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi e cila tha se ishte bërë e pasur nga trashëgimia që i kishte lënë i ati.

Lubonja ka kujtuar kohën kur së bashku me nënën e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi kanë shitur në Qytetin Studenti qepë.

“Vendosa te buzeqesh edhe une! Lotet,ulerimat,vuajtjet…me prune deri ketu ne mes te asgjese! Kure isha e re dhe kisha endra,nje komshije plake theshte gjithemone “lutuni Zotit t’ku japi pese pare mend,sa te lidhni ushkuret,te tjerat t’ja ju ja japi fat!

Sa fjale te mencura paska thene! Mundohu sa te duash,mundohu te punoshme ndershmeri,jo jo pa fatin dhe pisllekun nuk fitoke gje! Keto dite qe fle e zgjohem ne nje shtepi te vertete,me duket nga momenti ne moment…mbaroi filmi, dil me rruge te madhe!

Pse nuk ndodh!? Ne nje portal pashe Moniken me Carlo Bolinon qe ziheshin per ndershmeri!Monika i thesh qe une e pasur u bera nga babai,qesha se mu kujtua kure shisnim qepe une e Fatimja (nena e Monikes)ne Q.S!

Jo moj cupe i thashe nga ekrani,ti u bere e pasur kure tu be burri Kryeminister! Po sa para ben…keto jane thene e ster thene,ato po asaj gozhde i bihen”, shprehet Lubonja.

Ndërkohë, demokratja e orëve të para nuk ka lënë pa ironizuar edhe ish deputetin Ervin Salianji i cili u dënua për inskenimin e çështjes “Babale.

“Nuk pata nerva te degjoj Salinjanin…jane bubureca qe perdoren (pastaj i bije te luash koke a pil)! Nga hici u bene politikane bizesmene …dhe tani ne burg! Ah te kete te vazhdoje rradha,jane shume nga e majta e nga e djathta!Une buzeqesha njehere…ju pershendes!!!”, përfundon Lubonja.

E njohur edhe si kushërira e analistit Fatos Lubonja, ajo ka qenë mësuese dhe gazetare deri në momentin kur u cilësua si “armike e popullit” dhe “mike e borgjezëve” gjatë diktaturës.(TemA)