Nëse vini re këto shenja, rrisni sasinë e hekurit në trup

Edhe pse kjo mund të duket e pazakontë, mungesa e hekurit, anemia është një sëmundje shumë e pranishme që përfaqëson mungesë të qelizave të kuqe të gjakut në organizëm.

Shkaqet më të shpeshta të anemisë janë sëmundjet e organeve të tjera, humbja e madhe e gjakut, ushqimi joadekuat i varfër me hekur dhe prodhimi shumë i vogël i eritrociteve. Supozohet që çdo e dhjeta femër në një moment të jetës së vet sëmuret nga anemia, ndërsa ajo i prek edhe meshkujt dhe fëmijët, thonë ekspertët. Ja disa nga simptomat që tregojën mungesë të theksuar anemie.

Ndjeheni të lodhur, edhe pse nuk keni ndonjë aktivitet fizik të ngarkuar
Vini re shkurtim të frymarrjes (dispnea)
Ndryshimi në aparencë si zbehje dhe thonjë të thatë
Dhimbje koke
Rrahje jo të rregullta të zemrës(palpitacione)
Plagë në gojë
Ndryshime në shijim dhe zhurma në vesh
Çfarë të bëni:

Sigurohuni të konsumoni një dietë të shëndetshme dhe produkte të dobishme.

Ushqime të tilla si mish, vezë, peshk dhe zarzavate me gjethe, drithëra, buke ose qumësht, do të rrisin nivelin e hekurit në organizëm dhe do të përmirësojnë shëndetin tuaj.

Ju gjithashtu mund të merrni suplemente hekuri. Sigurohuni që të bëni një vizitë tek mjeku, para se të krijoni opinione të gabuara mbi sëmundjen.