Ministria e Arsimit njoftim të rëndësishëm: Në këto data rifillon mësimi

MinIstria e Arsimit ka njoftuar se procesi mësimor do të rifillojë në disa zona të prekura nga tërmeti që ditën e nesërme, ndërsa në disa zona të tjera do të fillojë në datë 9 dhjetor.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Ministria e Arsimit ka bërë me dije se në Kamëz, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë dhe Mirditë mësimi do të fillojë me datë 5 dhjetor, ndërsa në Durrës, Tiranë, Shijak, Vorë, Krujë, Kurbin, duke qenë se janë edhe zona më të prekura dhe do të vazhdojë vlerësimi i dëmeve, mësimi do të rifillojë në datën 9 dhjetor.

Sipas njoftimit të ministrisë së Arsimit, institucionet parauniversitare private do të fillojnë mësimin pas vlerësimeve të objekteve nga ekspertët.