Lejoi nxënësit të bënin provim në shkollë një ditë pas tërmetit, shkarkohet nga detyra drejtoresha e gjimnazit Sami Frashëri

Drejtoresha e gjimnazit Sami Frashëri Teuta Dobi është shkarkuar nga detyra një ditë më parë. Shkak është bërë lejimi i nxënësve të futeshin në shkollë për të zhvilluar një provim në lëndën e gjermanishtes në datë 27, vetëm një ditë pas tërmetit të së martës së shkuar.

Shkolla Sami Frashëri është edhe një ndër shkollat më dëme më të mëdha në kryeqytet si pasojë e tërmetit. Prej disa ditësh asaj i është vënë edhe shiriti, pas inspektimit nga inxhinierët e ndërtimit.

Godina pësoi dëmtìme serioze, më së shumti në katin e tretë të godinës, aty ku ka rënë dhe tavani, ndërkohë që me nisjen e procesit mësimor është parashikuar që nxënësit e saj të transferohen në gjimnazin Sinan Tafaj.